web analytics

Archive for the ‘LajmiFundit’

  • Serbët e Kosovës, votime të qeta për presidentin
    Serbët e Kosovës me dyshtetësi, u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur Presidentin e Serbisë. Deri në orën 14:00, sipas zëdhënësit të OSBE-së, Nikolai Gaon, pjesëmarrja në votime ka qenë 11 përqind. Shefi i OSBE-së, ambasadori Uerner Almhofer, ka njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, për dallim nga hera e kaluar, ku kishte...
    by at May 20th, 2012 at 06:05 pm
  • Kosovë, vakant prej disa javësh posti i kordinatorit për veriun
    Qeveria e Kosovës një plan për veriun, ndërsa Zyra e koordinatorit për strategjinë për veriun ka pushuar së funksionuari. Janë bërë disa javë prej kur Ylber Hysa është emëruar ambasador në Shkup dhe Qeveria ende nuk e ka bërë zëvendësimin e tij. Nevoja për një koordinator të tillë vihet në pikëpyetje jo vetëm nga opozita, por madje edhe brenda...
    by at May 20th, 2012 at 06:05 pm
  • Kosovë, zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses, e politizuar
    Instituti për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare(ISKP) ka gjetur se Komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës që bën përzgjedhjen dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese është në kundërshtim me praktikat e vendeve demokratike dhe këtë proces e lë nën hijen e ndikimeve politike. Në një analizë të bërë nga ky institut...
    by at May 20th, 2012 at 06:05 pm
  • Haxhinasto: Kosova, prioritet i Shqipërisë gjatë drejtimit të KiE
    “Do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që Kosova të vijë sa më pranë Këshillit të Evropës dhe të ndërmarrë hapa institucionalë konkret në drejtim të avancimit të agjendës së saj integruese” tha në intervistën ekskluzive për Radio Kosovën, Haxhinasto. “Do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që Kosova të vijë sa më pranë Këshillit të...
    by at May 20th, 2012 at 02:05 pm
  • Presidenti serb, hapen vend-votimet në Kosovë
    Të gjitha 90 vendvotimet të mundësuara nga OSBE, për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, u hapën sot në Kosovë në ora 07.15, njofton përmes një deklarate për media, misioni i OSBE-së në Kosovë. “Kam kënaqësinë të raportoj për hapjen me kohë të të gjitha vendvotimeve këtë mëngjes”, tha shefi i Misionit të OSBE-së në...
    by at May 20th, 2012 at 02:05 pm
  • Isa Mustafa: Përkrahësit e Sejdiut, janë rrugaçë
    Delegatët e Besianës dhe Gjakovës të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë lejuar të hyjnë në hotelin Grand në Prishtinë, në sallën ku po mbahej kuvendi. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përveç që ka mohuar që ata të jenë pjesë e delegatëve të FR të LDK-së,...
    by at May 20th, 2012 at 09:05 am
  • Kosovë, policia rrit numrin e trupave të vendosura në veri
    Policia e Kosovës, për shkak të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë, të dielën, do të përforcojë praninë e saj në veri të vendit. Lajmi ëshët konfirmuar nga zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës Besim Hoti. Ai ka shtuar se plani do të jetë i ngjashëm me atë të datës 6 maj dhe së bashku me KFOR-in e EULEX-in do të...
    by at May 19th, 2012 at 10:05 pm
  • Kosovë, rrjeti i grave: Ende nuk ka drejtësi për Diana Kastratin
    Rrjeti i grave të Kosovës, në njëvjetorin e vrasjes së Diana Kastratit shprehu shqetësimin se drejtësia po vonohet në zbardhjen e këtij rasti. “Sot, më 18 Maj 2012, është një vjetori i vrasjes së Diana Kastratit e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj pak metra larg shtëpisë, si pasojë e dhunës në familje. Kjo vrasje i ka shqetësuar jashtë mase...
    by at May 19th, 2012 at 02:05 pm
  • Akuzat e al Assad, Kuçi: Kosova mbështet demokracinë në Siri, jo dhunuesit
    Deklaratave të presidentit sirian, Bashar al Assad për gjoja kampe stërvitore të rebelëve sirianë, iu është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Ai ka thënë se në Kosovë nuk ka kampe të tilla, duke shtuar se dhuna është krijuar në Siri dhe duhet të zgjidhet në Siri. “Është një deklaratë e pabazë. Siç ka thënë...
    by at May 19th, 2012 at 02:05 pm
  • Limaj: Gjueti shtrigash ndaj meje, qeverisja e brishtë, ministra jo kompetentë
    Deputeti i PDK-së Fatmir Limaj tha se në Kosovë po zbatohet drejtësi selektive. “Nuk guxon të bësh luftë ndaj korrupsionit në mënyrë selektive. Dikush ban me u hetu e dikush nuk ban. Dikush duhet me u mshef. Kjo logjikë duhet me u largu. Ka shumë OJQ që flasin për korrupsionin por kjo është vetëm për ta bombardu popullin kot”, tha Limaj për RTK-në,...
    by at May 19th, 2012 at 09:05 am
  • Abetarja unike, Ivanoviç: Fryma për “Shqipërinë e Madhe”, s`është shuar
    Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanovic, ka thënë se promovimi i abetares së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës është mesazh i qartë se fryma për Shqipëri të madhe nuk është shuar. “Kjo ide, e cila, të paktën në mënyrë deklarative, është e papranueshme për Evropën dhe botën, është edhe...
    by at May 18th, 2012 at 10:05 pm
  • Bujanoc, “shtetrrethim” në fshatin Dobrosin
    Në fshatin Dobrosin të Bujanocit që nga mëngjesi i sotëm jashtë shtuar forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe që kanë bllokuar çdo hyrje dalje të fshatit. Sipas korrespodentit tonë atje situata tani për tani është e qetë. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçic, që ka qëndruar sot në Dobrosin ka kërkuar reagimin e komunitetit...
    by at May 18th, 2012 at 06:05 pm
  • Mitrovicë, përfundon protesta, morën pjesë 800 serbë
    Rreth 800 serbë kanë protestuar sot në pjesën veriore të Mitrovicës e cila ka filluar në ora 12 dhe ka zgjatë vetëm gjysmë ore. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë Besim Hoti ka thënë se protesta e organizuar nga serbët ka përfunduar e qetë. Protesta është mbajtur si reagim ndaj arrestimit të djeshëm nga policia e Kosovës, të Jovica Milkovicit...
    by at May 18th, 2012 at 06:05 pm
  • Serbët e Mitrovicës paralajmërojnë protesta
    Serbët në Veri të Mitrovicës kanë paralajmëruar një protestë e cila do të organizohet si reagim ndaj arrestimit të djeshëm nga policia e Kosovës, të një serbi. Milkoviç u arrestua një ditë më parë pasi dyshohet të ketë qenë pjesë e prishjes së një shtëpize të policisë, e cila ishte vendosur në lagjen ‘Tre rrokaqiejt’. Ngjarja ndodhi...
    by at May 18th, 2012 at 02:05 pm
  • Kosovë, 261 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë
    AKK ka filluar dërgimin në gjykatë të gjithë zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë këtë vit. Kreu i Agjencisë Hasan Preteni i ka thënë Radio Kosovës se tashmë kanë bërë gati 50 përqind të materialeve, të cilat do t’u dërgohen organeve gjyqësore. Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar dërgimin në gjykatë të të gjithë zyrtarëve që...
    by at May 18th, 2012 at 02:05 pm
  • Kreu i doganave të Kosovës: Kontrabandë e madhe në veri të vendit
    Drejtori Doganës të Kosovës,Naim Huruglica, ka deklaruar se nëpërmes disa rrugëve ilegale tek zona që quhet kufiri i gjelbër në veri të vendit, është duke u kontrabanduar një sasi e mallrave që po futet ilegalisht në vend. Huruglica, ka thënë se kjo zonë tani për tani kontrollet vetëm nga KFOR-i. Ai ka pohuar se sasia e mallrave që kontrabandohet në...
    by at May 18th, 2012 at 02:05 pm
  • Incidente të veri të Kosovës pas arrestimit të serbit që sulmoi policinë
    Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në veri, nën dyshimet për përfshirje në një incident të dëmtimit të pronës se policisë. Sipas autoriteteve, Jovia Milkoviç, i lindur në vitin 1975, është arrestuar nën dyshimin se ishte përfshirë në shkatërrimin e një postblloku të policisë në pjesën veriore...
    by at May 17th, 2012 at 10:05 pm
  • Kosovë, lirohen policët e arrestuar për shpërthimin tek “Sekiraça”
    Autoritetet gjyqësore në Kosovë, kanë liruar tre policët e arrestuar sot në lidhje me rastin e shpërthimit në lagjen “Dardania” në Prishtinë, tek lokali “Sekiraça”, pronë e të shumë kërkuarit Enver Sekiraça. Një zëdhënës i EULEX-it, konfirmoi arrestimin e 4 personave për Rastin Sekiraça e më pas lirimin e tre policëve. Katër persona janë...
    by at May 17th, 2012 at 10:05 pm
  • Sulmohen gazetarët shqiptarë në veri të Kosovës
    Protestuesit serbë në prani të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it kanë sulmuar të enjten gazetarët shqiptarë të cilët ishin duke përcjell protestën në veri. Gazetari i Agjencisë së Lajmeve Kosovapress dhe i të përditshmes Koha Ditore janë sulmuar nga një grup huliganësh serbë, duke u penguar në kryerjen e detyrës së tyre, ndërsa një pjesëtar i...
    by at May 17th, 2012 at 06:05 pm
  • Kosovë, gjykata e EULEX jep pafajësi për dy ish-zyrtarët e doganave
    Një trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i ka liruar sot nga akuza Naim Huruglicën dhe Lulzim Rafunën për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Huruglica, drejtor i Përgjithshëm në Doganën e Kosovës, dhe Rafuna, drejtor i Departamentit Ligjor në Doganën...
    by at May 17th, 2012 at 06:05 pm
  • Katër të arrestuar për shpërthimin në bulevardin “Bill Klinton”
    Katër persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi për shpërthimin në Bulevardin Bill Klinton, që ka ndodhur në shtator të vitit 2007. “Gjatë operacioneve të sotme, policia e EULEX-it e ka arrestuar një të dyshuar në rajonin e Gjilanit, ndërsa janë bastisur edhe dy prona. Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe tre të dyshuar”, thuhet në...
    by at May 17th, 2012 at 06:05 pm
  • Mitrovicë, arrestohet një serb për akte vandale ndaj policisë
    Policia e Kosoves ka arrestuar J. Miljkovic, qytetar i përkatësisë etnike serbe, me dyshimin se eshtë përfshirë në grup i cili ka shkatërruar një pikë kontrolli dhe ka dëmtuar pronën e Policisë së Kosovës në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës, gjatë muajit prill. I dyshuari, është arrestuar sot në orët e mëngjesit, në fshatin...
    by at May 17th, 2012 at 02:05 pm
  • Policia serbe: Na sulmuan me armë në Dobrosin të Bujanocit
    Sipas policisë serbe, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është shtënë me breshëri automatiku mbi punktin policor në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit. “Sulmi mbi policinë, respektivisht punktin policor, në orën 3:00, ishte akt terrorist”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Vranjës, Dragan Stamenkovic, duke shtuar se në këto momente...
    by at May 17th, 2012 at 02:05 pm
  • BE-ja nuk mirëpret kushtëzimin e dialogut
    Bashkimi Evropian insiston në vazhdimin pa kushte të dialogut Prishtinë-Beograd. Përfaqësuesi special i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë edhe shumë çështje që duhet t’i zgjidhin mes vete. Para së gjithash, ai ka deklaruar se nga dialogu varet edhe procesi i përafrimit të këtyre dy vendeve me familjen evropiane....
    by at May 17th, 2012 at 02:05 pm
Get Adobe Flash player