web analytics

Archive for the ‘Telegrafi’

  • Boshnjakët e duan Vitmoricën komunë
    Boshnjakët që jetojnë në fshatin Vitomiricë të Komunës së Pejës, po kërkojnë që këtë fshat ku jetojnë një numër i madh i banorëve të komunitetit boshnjakë, ta kthejnë në një komunë të tyre.
    by at May 20th, 2012 at 10:05 pm
  • Lugina proteston kundër policave të sigurimit
    Në shenjë pakënaqësie për mos heqjen e tarifave të policave të sigurimit nga Qeveria e Kosovës, aktivistë të shoqërisë civile të Luginës së Preshevës, sot kanë vendosur një billbord në vendkalimin kufitar në Muqibabë, me mbishkrimin “Na kini nimu…”.
    by at May 20th, 2012 at 06:05 pm
  • Demaçi: Dacici, nxitës i destabilizimit të Luginës
    Pak ditë pas sulmit në stacionin policor afër kufirit aktual Serbi-Kosovë, në Dobrosin, dhe pas arrestimeve të fundit në Bujanoc, veprimtari i shquar, simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi bën përgjegjës Beogradin dhe komunitetin ndërkombëtar. Ai thotë se serbët në Kosovë janë minoriteti më i avancuar, por edhe më i privilegjuari në botë,...
    by at May 20th, 2012 at 06:05 pm
  • Edhe kroatët me një deputet në në Kuvendin e Kosovës
    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në prag të vizitës zyrtare që do ta ketë në shtetin e Kroacisë ka vizituar të dielën komunitetin kroat në Janjevë të Lipjanit dhe pos që e ka konfirmuar këtë komunitet si pjesë të Kushtetutës së vendit ka sjell te ai edhe lajmin se pikërisht kroatët tanimë do ta kenë edhe një vend të rezervuar në Kuvendin...
    by at May 20th, 2012 at 05:05 pm
  • Prioritet, anëtarësimi i Kosovës në KE
    Shqipëria do të shqyrtojë të gjitha mundësitë që Kosova të shkojë sa më pranë Këshillit të Evropës, ka thënë shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto.
    by at May 20th, 2012 at 04:05 pm
  • Në veri edhe gazetarët të pambrojtur
    Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës nuk kanë të ndalur. Drejtues të Shoqatës së Gazetarëve të Mitrovicës, kanë apeluar tek organet kompetente që të ndërmarrin masat e duhura për sigurinë e gazetarëve në këtë rajon. Sipas tyre, gazetarët shqiptarë që kryejnë punën e tyre në veri të Mitrovicës, nuk po mbrohen nga askush, madje as nga...
    by at May 20th, 2012 at 04:05 pm
  • Veriu mbeti pa koordinator
    Në kohën kur Bashkimi Evropian kërkon nga Qeveria e Kosovës një agjendë për veriun, Zyra e koordinatorit për strategjinë për veriun ka pushuar së funksionuari. Janë bërë disa javë prej kur Ylber Hysa është emëruar ambasador në Shkup dhe Qeveria ende nuk e ka bërë zëvendësimin e tij. Nevoja për një koordinator të tillë vihet në pikëpyetje jo...
    by at May 20th, 2012 at 03:05 pm
  • ISKP: Të mos politizohet Kushtetuesja
    Instituti për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare (ISKP) ka prezantuar studimin analitik me titull “Procesi i Zgjedhjes (emërimit) të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës”. Sipas Institutit, komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës që bënë përzgjedhjen dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese,...
    by at May 20th, 2012 at 03:05 pm
  • Vizion për veriun e jo vetëm fjalë
    Duhet më shumë të bëhet për veriun, se sa të flitet, ka pohuar ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Fitou, i cili në orët e paradites vizitoi disa vendvotime serbe në Graçanicë, ku serbët po votojnë në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit të Serbisë.
    by at May 20th, 2012 at 02:05 pm
  • AAK: MASHT manipulon me testin e maturës
    Pas pritjeve të gjata, gjatë tërë muajit prill, më në fund MASHT reagoi, në momentin e fundit, duke shpërndarë nëpër shkolla një fletëpalosje me sqarime bazë, për mënyrën e organizimit të provimit përfundimtar dhe të maturës për këtë vit shkollor, thuhet në një kumtesë të Departamentit të Arsimit në AAK.
    by at May 20th, 2012 at 12:05 pm
  • Qeveria reklamon bizneset e Pacollit
    Miliarderi Behgjet Pacolli është duke shfrytëzuar uebfaqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës për të promovuar bizneset e tij private. Janë 38 uebfaqe që i ka vënë si vegëza. Incoming search terms:qeveria reklamon bizneset e pacollit
    by at May 20th, 2012 at 11:05 am
  • Hapen 90 vendvotime për serbët e Kosovës
    Në Graçanicë dhe në vendet tjera të Kosovën qendrore janë hapur në mëngjes 90 vendvotime për balotazhin e zgjedhjeve për president të Serbisë.
    by at May 20th, 2012 at 10:05 am
  • Shqipëria tërhiqet – Shëngjini s’i falet Kosovës
    Porti i Shëngjinit nuk do të jetë i Kosovës, pavarësisht premtimeve e deklaratave të mëdha nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, por edhe nga zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
    by at May 20th, 2012 at 09:05 am
  • Hoxha: Dialogu vetëm teknik, jo ndryshe
    Ende pa rinisur dialog Kosovë – Serbi, zyrtarë të Bashkimit Evropian po paralajmërojnë një format të ri të takimeve mes shqiptarëve dhe serbëve. Ata po e presin përfundimin e zgjedhjeve serbe dhe themelimin e Qeverisë së re atje për të nisur raundet e reja mes Prishtinës dhe Beogradit.
    by at May 20th, 2012 at 09:05 am
  • Qeverisje e korruptuar nëpër komuna
    Keqmenaxhimi në nivelin lokal dhe mosrespektimi i praktikave të prokurimit publik kanë çuar deri tek qeverisja e korruptuar dhe joefikase në shumicën e komunave të vendit. Këto janë gjetjet, të cilat i ka bërë publike Grupi për Studime Juridike dhe Politike gjatë monitorimit të periudhës njëvjeçare në të gjitha komunat. Incoming search terms:grupi per...
    by at May 19th, 2012 at 11:05 pm
  • VV: Universiteti i Prishtinës po e shkel ligjin
    Politizimi i skajshëm, mungesa e cilësisë dhe ndarja jo adekuate e fondeve janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në degradimin e sistemit arsimor në Kosovë. Kështu kanë vlerësuar përfaqësuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje” në një tribunë të organizuar sot në Prizren. Sipas tyre, këto elemente, që kanë ndikuar në dobësimin e sferës...
    by at May 19th, 2012 at 08:05 pm
  • LDK kërkon ndriçimin e atentateve ndaj Rugovës
    Deklaratat e Agim Hotit, i cili pretendon se është autor i dy tentim atentateve ndaj ish-presidentit, Ibrahim Rugova, e kanë shtyrë Lidhjen Demokratike të Kosovës, që t’i drejtohet organeve të gjyqësisë dhe institucioneve më të larta shtetërore për hetimin dhe zbardhjen e këtyre rasteve. Këto i ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas përfundimit...
    by at May 19th, 2012 at 07:05 pm
  • Paralajmërohet format i ri i dialogut Kosovë – Serbi
    Pas formimit të qeverisë në Serbi do të pasojë një format i ri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, i cili është edhe drejtor menaxhues në Shërbimin Evropian të Veprimit me Jashtë për Rusi, Fqinjësi me Lindjen dhe Ballkanin Perëndimor. Incoming search terms:gazeta jeta ne kosove pas...
    by at May 19th, 2012 at 05:05 pm
  • Kosova, vendi i vetëm pa ligjin për pensione
    Kosova ende nuk ka një ligj për pensionet, kurse në tryezën” Projektligji i Pensioneve – efektet dhe pasojat”, të organizuar nga Lidhja e Juristëve të Kosovës dhe Fondacioni “Friedrich Ebert”, zyra në Prishtinë, u vlerësua se edhe 13 vjet pas luftës po vazhdon pozita e vështirë materiale, shoqërore e sociale dhe shkelja e të drejtave...
    by at May 19th, 2012 at 05:05 pm
  • Qeveria nuk ka me kë të bisedojë në veri
    Qeveria e Kosovës do ta ketë vështirë, të paktën tash për tash, që të gjejë partner te serbët në veri të Kosovës për të biseduar në funksion të normalizimit të gjendjes në këtë pjesë të vendi, kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike, serbë dhe shqiptarë.
    by at May 19th, 2012 at 04:05 pm
  • Sejdiu në takimin e CGDC në Vjenë
    Ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu mori pjesë në takimin dytë vjetor të organizuar nga CGDC (Center Global for Dialogue and Cooperationn) me temën “Dialogu dhe bashkëpunimi për ndryshim”.
    by at May 19th, 2012 at 03:05 pm
  • Armend Ibrahimi kryetar i FR të LDK-së
    Armend Ibrahimi është zgjedhur kryetar i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në Kuvend nuk janë lejuar të hyjnë një grup i delegatëve nga forumi nëndegëve nga Podujeva më arsyetimin se ata nuk kishin legjitimitetin.
    by at May 19th, 2012 at 03:05 pm
  • Qeveria e Kosovës me ligjet “copy-paste”
    Projektligjet i përgatit Qeveria e Kosovës dhe i dërgon ato në Kuvendin e Kosovës. Por, përmbajtja e këtyre ligjeve nuk kalon pa u kritikuar nga vetë deputetët, si dhe nga shoqëria civile. Ata konsiderojnë se ekzekutivi i vendit këto projektligje i merr “copy-paste”, për çka shumë prej tyre nuk mund të gjejnë zbatim në Kosovë. Incoming search terms:kosove...
    by at May 19th, 2012 at 02:05 pm
  • “Dy duar për një kokë”!
    Tetë shqiptarë u arrestuan në Serbi më 4 maj, nën akuzat për “krime lufte” si dhe “zotërim të paligjshëm armësh”. Ndërsa, 20 të tjerë janë arrestuar në Maqedoni, në lidhje me vrasjen në prill të pesë civilëve maqedonas, në Smilkovc të Shkupit.
    by at May 19th, 2012 at 01:05 pm
Get Adobe Flash player