web analytics

Archive for the ‘Sporti Total’

  • Zyrtare: Interi kompleton blerjen e Guarin
    Interi ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Portos, Fredy Guarin, ka bërë të ditur klubi portugez në faqen zyrtare. Kolumbiani i bashkohet Interit në baza permanente pasi arriti që të impresionojë në disa ndeshje të luajtura në formë huazimi, përkundër faktit se ishte i lënduar. “Marrëveshja me Interin është kompletuar për një shumë prej...
    by at May 19th, 2012 at 02:05 am
  • Heynckes: Shpresoj që Chelsea të mos mbyllet pas
    Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, shpreson që Chelsea të mos mbyllet në mbrojtje në finalen e Ligës së Kampioneve të shtunën në Allianz Arena ashtu siç bëri ndaj Barcelonës. “Chelsea mund të luajë me sisteme të ndryshme loje. Luajti ndryshe me Benfikën në çerekfinale dhe ndryshe me Barcelonën në gjysmëfinale. Shpresoj që kundër nesh mos...
    by at May 19th, 2012 at 02:05 am
  • City synon të rivalizojë Realin e Barcelonën
    Manchester City do të rivalizojë gjigantët spanjollë Real Madridin dhe Barcelonën këtë verë, duke shpenzuar para të mëdha dhe duke shënjestruar Ligën e Kampionëve. Këtë premtim ka dhënë trajneri i Cityt, Roberto Mancini.  “Barcelona e Real Madridi çdo vit blejnë dy-tre futbollistë dhe shpenzojnë shumë para. Mendoj se edhe Manchester City do...
    by at May 18th, 2012 at 02:05 am
  • Juve tërhiqet nga gara për Van Persien
    Juventusi është tërhequr nga gara për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Robin van Persie. Kontrata e holandezit skadon në verën e vitit 2013, ndërsa klube, si Juventusi dhe Manchester City, kërkonin nënshkrimin e tij. Megjithatë, Goal.com njofton se trajneri i Juves, Antonio Conte, preferon sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani, pasi që mund të kushtojë...
    by at May 18th, 2012 at 02:05 am
  • Trepça shkon në Pejë për të prerë biletën për finale
    Basketbollisti Drilon Hajrizi është i bindur se Trepça nuk ka nevojë t’i zhvillojë tri ndeshje ndaj Pejës për t’u kualifikuar në finalen e plejofit të BKT Superligës. Hajrizi ka thënë të martën se Trepça synon që me dy fitore përballë Pejës të kalojë në finale. Për të arritur këtë, Trepça duhet ta mposhtë Pejën të mërkurën mbrëma...
    by at May 17th, 2012 at 02:05 am
  • Loew i frikësohet efektit negativ, nëse Bayerni humb Championsin
     Seleksionuesi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Joachim Loew, ka shprehur shqetësimet se humbja e Bayern Muenchenit në finalen e Ligës së Kampionëve mund të ketë efekt negativ për lojtarët e tij në Kampionatin Evropian “Euro 2012″.  Loew në listën e tij të zgjeruar për “Euro 2012″ ka përfshirë tetë lojtarë të Bayernit: Manuel...
    by at May 17th, 2012 at 02:05 am
  • Presidenti i FIF: Juve nuk i ka tre yje në fanellë
    Menjëherë pas ngritjes së trofeut në qiell nga Alesandro Del Piero presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIF), Giancarlo Abete, i cili pas urimeve mban gjallë polemikën e tri yjeve në fanellë të Juves. “Bravo Juve! Ky titull ka qenë plotësisht i merituar, pas një sezoni të luajtur me ritme maksimale. Jam shumë i lumtur edhe që Juventusi do të...
    by at May 16th, 2012 at 02:05 am
  • Shweinsteiger: Chelsea luan si Dortmundi
    Bayerni i Munichut për të dytin sezon radhazi ka dalë duarbosh. Si vjet, ashtu edhe sivjet, ata nuk mundën të fitonin dot as titullin, as Kupën e Gjermanisë. Lideri i skuadrës, Bastian Shweinsteiger, nuk ka mundur të thyejë dot rekordin e Oliver Kahnit (6 kupa). Gjatë një interviste për “Sport1″, zv/ kapiteni i Bayernit kritikon skuadrën për gabimet...
    by at May 16th, 2012 at 02:05 am
  • Paraqitje katastrofale e Bayernit para finales së “Championsit”
    Trajneri i Bayern Muenchenit, Jupp Heynckes, ka pranuar se skuadra e tij ka përjetuar një katastrofë defensive, pasi u mposht të shtunën mbrëma 5:2 në finale të Kupës së Gjermanisë nga Borussia Dortmundi.  Dortmundi për herë të parë në historinë 103-vjeçare, ka fituar brenda një stinori dy trofetë e Gjermanisë – kampionatin dhe kupën. Futbollistët...
    by at May 15th, 2012 at 02:05 am
  • Keniani Mutisya fiton gjysmëmaratonën e Prishtinës
    Atleti kosovar Meriton Hasanaj mbajti premtimin se gjysmëmaratonën e Prishtinës do ta vrapojë më shpejt se vitin e kaluar, kur doli fitues. Hasanaj shtegun e gjatë 21 kilometra e kaloi për një orë, 10 minuta e 52 sekonda, ndërsa vitin e kaluar kishte kohë prej 1:13.34 orë. Me gjithë përmirësimin e kohës, Hasanaj ishte larg që të mbrojë titullin. Ai në...
    by at May 15th, 2012 at 02:05 am
  • Ikën Allegri, vjen Donadoni
    E ardhmja e Masimiliano Alegrit në stolin e Milanit nuk është aspak e sigurt. Nuk ka shërbyer as konfirmimi që vetë presidenti Silvio Berlucsoni i bëri 44- vjeçarit përpara derbit me Interin. Tekniku toskan e di shumë mirë se një sezon pa trofe në “San Siro” i lëkund shumë pozitat e tij në krye të “djallit”. Madje, Berlusconi e ka vënë gjithnjë...
    by at May 12th, 2012 at 02:05 am
  • Van Persie nuk largohet
    Presidenti i Arsenalit, Peter Hill-Wood, ka thënë se ai është optimist se kapiteni Robin Van Persie do të nënshkruajë kontratë të re me Topçinjtë, përkundër spekulimeve për largimin e tij. Edhe pse ende nuk kanë filluar bisedimet për rinovimin e holandezit, Hill-Wood shprehet tejet optimist për të ardhmen e kapitenit të klubit. “Ne nuk kemi biseduar...
    by at May 12th, 2012 at 02:05 am
  • Britanikja e paralizuar përfundon maratonën pas 16 ditëve
    Femra “bionike” që është paralizuar nga gjoksi e teposhtë, ka përfunduar maratonën e Londrës të martën, 16 ditë pasi që e ka filluar.  Claire Lomas është personi i parë që ka përfunduar maratonën me veshjen robotike, me të cilën ka ecur çdo hap të garës. Lomas 32-vjeçare, me lot në sy, ka hyrë në cak, ndërsa u prit nga qindra tifozë. Bashkëshorti...
    by at May 11th, 2012 at 02:05 am
  • Haye – Chisora, për Klitschkon është spektakël i çuditshëm
    David Haye do të synojë të bashkojë gjithë titujt e botës në peshën e rëndë të boksit, mirëpo këtë do ta bëjë pasi të qërojë hesapet me Dereck Chisoran – njeriun të cilin e quajti “topolak” dhe “idiot”.  Haye do të “dalë” nga pensionimi dhe do të luftojë me Chisoran më 14 korrik në stadiumin e futbollit...
    by at May 11th, 2012 at 02:05 am
  • Kastrioti refuzohet, në shenjë proteste luan me juniorë
    Skuadra e Kastriotit ka lëshuar pe përballë Federatës së Hendbollit të Kosovës. Pas Shkallës së dytë, edhe Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka refuzuar kërkesën e ekipit nga Ferizaj që vendimi për ndeshjen me Trepçën të anulohet dhe të merret një vendim tjetër, ka njoftuar të martën FHK-ja. Ndonëse pati paralajmëruar bojkotimin e garave,...
    by at May 10th, 2012 at 02:05 am
  • Denver befason Lakersat në “Stapless Center”
    Los Angeles Lakers kanë pasur topin e ndeshjes në parketin e vetë, por ata lejuan që të festoj Denveri me rezultat 102:99 dhe të komplikojë situatën në këtë seri, pasi që tani Lakersat udhëheqin 3-2 me lojë. Denver kishte avantazh prej 15 pikëve në mes të çerekut të katërt, por në sajë të katër tresheve të Kobe Bryant për pesë minuta, Lakers...
    by at May 10th, 2012 at 02:05 am
  • Mascherano: Epoka e Barçës dhe e Pepit dhe Messit
    Javier Mascherano e ka cilësuar Pep Guardiolën si heroin e triumfeve të arritura në vitet e fundit dhe si një gjeni i vërtetë. “Barça ka fituar trofetë më të rëndësishëm këto vite, kur në krye ka qenë Pep Guardiola. Ai më mori në skuadër dhe e kishte programuar qysh më parë që të luaja si mbrojtës. Edhe pse nuk isha aktivizuar ndonjëherë në...
    by at May 9th, 2012 at 02:05 am
  • Allegri qëndron, thotë Berlusconi
    Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, u ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së trajnerit Massimiliano Allegri. Rossonerët e mbyllin sezonin 2011/2012 pa trofe, ndërsa vazhdimisht është spekuluar se kjo do të shkojë në dëm të trajnerit. “Ai (Allegri) ka kontratë dyvjeçare me neve. Nuk shoh arsye pse flitet rreth të ardhmes së tij”, u ka thënë...
    by at May 9th, 2012 at 02:05 am
  • City i ofron 250 mijë funte pagë javore Van Persiet
    Manchester City janë duke i ofruar Robin van Persiet pagë javore prej 250 mijë funtesh për të lënë Arsenalin. E përditshmja britanike “Daily Star” shkruan sot se kjo shumë është më e madhe për 100 mijë sesa mjeshtrit holandez i është premtuar në qoftë se ai qëndron në Emiratetes. Van Persie, 28, kryeson listën e çdo klubi të madh për pazar gjatë...
    by at May 8th, 2012 at 02:05 am
  • Berlusconi: Besoj tek titulli
    Në prag të derbit vendimtar të Milanos, pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, theksoi se ai vazhdon të besojë tek titulli kampion. “Vazhdojmë të shpesojmë. Besimi tek Allegri? Ia kam konfirmuar personalisht”, deklaroi ish-kryeministri.  Ndryshe nga pronari i tij, administratori i deleguar, Adriano Galliani, shprehu pakënaqësinë për polemikat në lidhje...
    by at May 5th, 2012 at 02:05 am
  • Prandelli: Italia mund ta fitojë Euro 2012
    Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, është i bindur se skuadra e tij do të udhëtojë kampionatin evropian Euro 2012 gjatë kësaj vere me synimin për ta fituar atë. Azzurët janë caktuar në një grup jo aq të lehtë së bashku me kampionin në fuqi të Botës dhe Evropës, Spanjën, pastaj Kroacinë dhe Republikën e Irlandës. “Mendoj se të gjithë trajnerët...
    by at May 5th, 2012 at 02:05 am
  • Majlinda konfirmohet si bartëse e grupeve në Olimpiadë
    Xhudistja Majlinda Kelmendi do të jetë bartësja e pestë në kategorinë deri 52 kilogramë në Lojërat Olimpike “Londra 2012″. Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) të mërkurën ka publikuar ranglistën përfundimtare olimpike, në bazë të së cilës edhe janë caktuar 14 xhudistet që janë kualifikuar direkt për Olimpiadë. Tetë të parat, në...
    by at May 4th, 2012 at 02:05 am
  • Kastrioti e Trepça mendojnë më të keqen – bojkotin
    Kastrioti dhe Trepça nuk kanë përjashtuar mundësinë që të mos i zhvillojnë dy ndeshjet e fundit të pjesës së rregullt të edicionit në Superligën e hendbollit të Kosovës te meshkujt. Si Kastrioti, ashtu edhe Trepça arsyetim për këtë bojkotim të mundshëm përmendin dënimet e shqiptuara nga komesari i garave, Muhamet Alaj, pas incidentit në ndeshjen...
    by at May 3rd, 2012 at 02:05 am
  • Ibra, sikur vera e kuqe
    Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic e ka krahasuar veten me një verë të mirë, duke shtuar se sa më i vjetër që po bëhet, aq më i mirë është. 30 vjeçari u nis nga fakti që në fundjavë arriti në kuotën e 26 golave, pasi realizoi dy sosh në fitoren 4:1 ndaj Sienës. “Unë jam si vera. Sa më i vjetër që jam, bëhem më i mirë”, deklaroi sulmuesi...
    by at May 3rd, 2012 at 02:05 am
Get Adobe Flash player