Warning: in_array() [function.in-array]: Wrong datatype for second argument in /home/raport/public_html/wp-content/plugins/lazyloader/lazyloader.php on line 53
Raporteri – Lajmet e fundit nga të gjithë mediat (gazetat, televisioni dhe radio). Lajmet e reja nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia: Rreth nesh

Rreth nesh


Interneti ka thyer barrierat që ekzistojnë mes njerëzve dhe informacioneve.Themeluestit e Raporterit besojnë se sa më shumë informacione do të publikojmë aq më shumë liri zgjedhjesh do të kemi. Ne nuk bëjmë ndarjesh të informacioneve në baza politike, dhe publikojmë gjithçka që mediat thonë si për të majtët ashtu edhe për të djathtët në pushtet. Lajmet tona përzgjidhen automatikisht nga algoritme kompjuterike pa ndërhyrjen e njeriut.

Me ndërlidhjen e lajmeve nga shumë media relevante nga Shqiperia, Maqedonia dhe Kosova, ne u mundësojmë vizitorëve tanë që të ndjekin lajmet nga perspektiva të ndryshme. Raporteri.com sidomos ju rekomandohet personave të cilët kanë njohuri më vogëel të përdorimit të internetit të cilët mund të gjejnë informacionin që ju intereson në një web faqe të vetme, pa përdorimin e motorëve të kërkimit të cilët janë të shumtë.

Projekti tonë respekton plotësisht të drejtat e autorëve. Raporteri.com asnjëherë nuk tregon më shumë se titullin e një lajmi, një fragment të shkurtër nga ai të cilit i bashkangjitet edhe një fotografi e vogël nëse ekziston. Nëse vizitori i faqes tonë dëshiron të lexojë të plotë lajmin, ata duhet të klikojnë mbi titullin e tij i cili i dërgon ata tek web sajti origjinal ku do të mund ta lexojnë atë. Projekti ynë u inspirua nga Google i cili mbëledh informacione të publikuara në internet, i regjistron ata dhe thjesht jua shërben klientëve të interesuar.

Si funksion Raporteri.com?

Ne krijuam një program kompjuterik robot, i cili kontrollon web faqet e mediave më të medha shqiptare në intervale të ndryshme kohore nëse ata kanë publikuar informacione. Kontrollojmë nëse ata artikuj ekzistojnë në regjistrin tonë, dhe nëse nuk janë atëherë shkëpusim titullin, një fragment dhe nje foto nga ky burim.

Duke kontrolluar nëse një informacion ekziston në regjistrin tonë, ne eliminojmë mundësinë që informacionet e “vjedhura” të publikoheb tek ne. Nëse faqja X ka publikuar një lajme dhe ne e kemi rregjistruar atë, kur një faqe e dyte Y do ta publikojë po të njejtin lajm, ne nuk do ta marrim atë, dhe vizitorët e faqes tonë do të drejtohen vetëm drejt burimit origjinal të lajmit.

Por sa herë në ditë rifreskohen informacionet nga këto media? Varret se sa i vlefshëm është ky burim i informacioneve sipas një klasifikimi që i kemi bërë ne. Informacionet mund të rifreskohen në çdo 10 minuta e derri në çdo disa orrë për një medium të caktuar. Por kjo nuk ka edhe aq rëndësi sepse brenda 24 orrëve raporteri rifreskohet me informacione të reja mbi 150 herë në ditë.

Lajmet mund të lexhoen në 3 mënyra:

  1. Nga faqa fillestare ku publikohen lajmet e fundit të klasifikuara në 5 kategori.
  2. Sipas kategorive: Ju mund të zgjidhni  te shikoni lajmet nga mediat e Shqiperisë, Maqedoni, Kosovës, Lajmet e Sportit ose lajme të ndryshme argëtuese të përmbëledhura në kategorinë Jeta.
  3. Sipas burimeve të informacionit. Mund të zgjidhni që të lexoni vetëm lajmet e Top Channelit, Shekullit, Telegrafit ose ndonje gazete tjeter te ngajshme.

Lajmet të cilat i lexoni tek Raporteri.com janë lajme të palëve të treta. Ne nuk kemi të punësuar redaktor, gazetar ose personet tjetër që shkruan lajme. Mos haroni këtë :) .

Lajmet hapen tek web faqja e burimit të informacionit, por ju lart gjithmonë do t’ju shoqëroj një shirit i web faqes tonë, përmes së cilit ju mund të ktheheni përsëri tek web faqja jonë për të lexuar lajme tjera.

Raporteri.com filloi te funksionuari zyrtarisht në 25 Janar 2011, dhe ky shërbim ofrohet falas. Për çdo pyetje/koment lirisht mund të na kontaktoni përmes email adresës info(at)raporteri.com

Get Adobe Flash player